...customised ...central ...comfortable
Theranda hotel in EnglishTheranda hotel in AlbanianTheranda hotel in Italian
Dhomat
Ne besojmë se qëndrimi juaj me ne duhet të jetë eksperience çlodhëse dhe e rehatshme dhe besojmë se dhomat tona ju ofrojnë një eksperiencë te tille.

Hotel Theranda ka në total 14 dhoma, 6 dhoma dopjo, 5 dhoma me dy krevate të ndarë dhe 3 dhoma Ekzekutive me banje private.

Dhomat tona janë një kombinim i dekorit klasik me atë modern, me komoditet bashkëkohor, pajisje moderne dhe një atmosfere të rafinuar dhe të qetë.

Interneti wireless është i shpërndarë në të gjithë hotelin. Vëmendja ndaj detajeve dhe shërbimi efikas në dhome i ofron klientëve tanë çdo komoditet.

                                          
Dhomat tona janë pajisura në mënyrë që t’u përshtaten si klientëve biznesmenë dhe atyre që vijnë për pushime, duke përfshirë telefon, linje direkte, televizor, minibar, kondicioner të teknologjisë se fundit dhe tharëse flokësh. Banjat kane dushe cilësore, dysheme me pllaka qeramike, peshqirë banje të bute dhe pajisje moderne për banjën. Ato dhoma që kane më pak hapësirë për shkak sepse këto kanë qenë ndërtesa ekzistuese, ne i kemi kompensuar duke përdorur stilin, krevate dhe pajisje të rehatshme.
Pajisjet në dhome përfshijnë:
-Banje private. Dush/Tualet. Tharëse flokësh. Pajisje për kafe dhe çaj. Linje telefoni direkte. TV. Kasaforte. Minibar. Internet wireless falas. Ajër të kondicionuar me telekomandë. Tavolinë pune. Çelës -kartë. Shërbim bari për të gjitha dhomat nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 20:00.

© Theranda Hotel, Rr. Andon Zako Cajupi, Villa 6 & 7, Tirana, Albania Tel: (+355) 42 273766/689, Fax: (+355) 42 273689
email: reservations@therandahotel.com website: www.therandahotel.com